
Sigurisht se Ne e kemi Zbritur Porosinë dhe Ne do ta ruajmë atë (nga ndryshimi).[15:9]
Premtimi i dhënë nga Allahu në Kur’an evidentisht është përmbushur në
dëlirësinë e pakontestueshme të tekstit Kur’anor përgjatë
katërmbëdhjetë shekujve që nga shpallja e tij. Sidoqoftë, ajo që shpesh
harrohet nga shumë Muslimanë është se premtimi hyjnor gjithashtu
përfshinë edhe Sunetin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam), sepse
Suneti është shembull praktik i implementimit të udhëzimit Kur’anor,
urtësia që iu mësua Pejgamberit (salallahuh alejhi ue selam) krahas
shkresës, dhe se as Kur’ani e as Suneti s’mund të kuptohen ashtu si
duhet pa njëri-tjetrin. Allahu e ruajti Sunetin duke iu mundësuar
sahabëve (shoqëruesve të Pejgamberit) dhe atyre që erdhën më pas që t’i
mbajnë në mend, shkruajnë dhe përcjellin thëniet e Pejgamberit
(salallahu alejhi ue selam), përshkrimin e rrugës së tij, si dhe të
vazhdojnë bekimet e të praktikuarit Sunetin. Më vonë, meqë dëlirësia e
diturisë së Sunetit u kërcënua, Allahu bëri që Umeti Musliman të
prodhojë individë me aftësi të jashtëzakonshme e të mbajturit mend dhe
ekspertizës analitike, të cilët udhëtuan palodhshëm që të përmblidhnin
mijëra rrëfime dhe të cilët veçuan fjalët e vërteta të urtësisë
Pejgamberike nga ato të shtrembëruara nga kujtesa e dobët, prej
falsifikimeve të gënjeshtarëve të pandërgjegjshëm, dhe prej thënieve të
një numri të madh ulemashë (dijetarësh), sahabëve dhe atyre që ndoqën
rrugën e tyre. E tërë kjo qe arritur përmes përkujdesjes precize ndaj
fjalëve të kumtuara, dhe intimitetit të detajuar me biografitë e mijëra
transmetuesve të hadithit. Në këtë artikull është dhënë një shqyrtim i
shkurtër i terminologjisë dhe klasifikimit të hadithit.
Komponentët e Hadithit
Hadithi është i përbërë prej tri pjesëve:
Matn-it (teksti), isnad-it (zinxhiri i transmetuesve), dhe taraf-it
(pjesa apo fillimi i fjalisë së tekstit i cili i referohet thënieve,
veprave apo karakteristikave të Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam),
ose ujdinë e tij me veprat e të tjerëve). Autenticiteti i hadithit
varet nga besueshmëria (serioziteti) i transmetuesve të tij dhe lidhjes
në mes tyre. Klasifikimi i hadithit
Është bërë një numër i klasifikimeve të hadithit. Pesë nga këto klasifikime janë sqaruar shkurtimisht më poshtë.
1. Sipas referencës ndaj një autoriteti të veçantë mund të identifikohen katër lloje të hadithit.
– Kudsi – hyjnor; shpallje nga Allahu; e ritransmetuar me fjalët e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam).
– Merfu – i ngritur; rrëfim nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam), d.m.th. dëgjova Pejgamberin duke thënë…
– Meukuf – i ndalur; rrëfim vetëm nga një sahab, d.m.th., ne qemë të urdhëruar…
– Mektu – i ndarë (këputur): rrëfim nga një pasues (Tabi’in).
2. Sipas lidhjeve të Isnadit – i ndërprerë apo i pandërprerë Mund të identifikohen gjashtë kategori.
– Musned – i përkrahur: hadith që është transmetuar nga një
tradicionalist, bazuar në atë çka ai ka mësuar nga mësuesi i tij në
kohën e përshtatshme për mësim; ngjashëm – me rend – për secilin mësues
derisa isnadi ta mbërrijë një sahab mirë të njohur, i cili sipas rendit,
transmeton nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam).
– Mutessil – i vazhdueshëm: hadith me isnad të pandërprerë, i cili shkon prapa vetëm deri te një sahab apo pasues.
– Mursel – i ngutur: nëse lidhja në mes të pasuesit dhe Pejgamberit
(salallahu alejhi ue selam) mungon, d.m.th. kur një pasues thotë
“Pejgamberi ka thënë…”.
– Munketi – i thyer: është hadithi lidhja e të cilit kudo para pasuesit
(d.m.th. afër me tradicionalistin që e transmeton hadithin) mungon.
– Mu’adel – hutues: është hadithi transmetuesit e të cilit kanë lënë jashtë dy ose më shumë transmetues të vijueshëm në isnad.
– Mu’allek – i varur: është hadithi transmetuesi i të cilit lë jashtë
tërë isnadin dhe citon Pejgamberin (sallallahu alejhi ue selam)
drejtpërdrejt (d.m.th. lidhja mungon në fillim).
3. Sipas numrit të transmetuesve të përfshirë në secilën etapë të Isnadit Mund të identifikohen pesë kategori të hadithit:
– Muteuatir – i vijueshëm: është hadithi i cili transmetohet nga një
numër aq i madh njerëzish sa që s’mund të pritet prej tyre që të
pajtohen në të pavërtetën, të gjithë së bashku.
– Ehad – i izoluar: është hadithi i cili transmetohet nga njerëz numri i të cilëve nuk e arrinë atë të muteuatir-it.
Më tutje klasifikohet në dy
– Mesh’hur – i famshëm: hadith i transmetuar nga më shumë se dy transmetues.
– Aziz – i rrallë, i fortë: në cilëndo etapë të isnadit, vetëm dy transmetues janë identifikuar që transmetojnë hadithin.
– Garib – i pazakonshëm: Në një etapë të isnadit gjendet vetëm një transmetues që e transmeton atë.
4. Sipas natyrës së tekstit dhe isnadit
– Munker – i zhvlerësuar: është hadithi që është transmetuar nga një transmetues i dobët,
dhe transmetimi i të cilit kundërshton hadithin tjetër autentik.
– Mudrexh – i futur: shtesë që i është bërë rrëfimit në tekstin e hadithit nga një transmetues.
5. Sipas besueshmërisë dhe kujtesës së transmetuesve
Kjo jep verdiktin përfundimtar mbi hadithin – mund të identifikohen katër kategori:
– Sahi – i shëndoshë. Imam Shafi’i shpall kërkesat vijuese për
hadith, i cili nuk është muteuatir, që të jetë i pranueshëm: “secili
transmetues duhet të jetë i besueshëm në fenë e tij. Ai duhet të jetë i
njohur si i sinqertë në të rrëfyerit e tij, të kuptojë atë që e rrëfen,
të dijë sesi një shprehje e ndryshme mund të ndërrojë kuptimin, dhe të
transmetojë hadithin fjalë për fjalë, jo vetëm kuptimin e tij”.
– Hasen – i mirë: është ai, burimi i të cilit dihet dhe transmetuesit e tij janë të qartë.
– Da’if – i dobët: hadithi që s’mund ta arrijë statusin e hasen-it. Zakonisht, dobësia është:
a) ndërprerja në isnad, në ç’rast hadithi mund të jetë – sipas natyrës
së ndërprerjes – munketi (i thyer), mu’allak (i varur), mu’adel
(hutues), ose mursel (i ngutur), ose b) njëri
nga transmetuesit ka karakter të ulët për shkak të tregimit të
gënjeshtrave, gabimeve të shpeshta, është në kundërshtim me burime më të
besueshme, përfshihet ne risi (bidate), apo dykuptimësia që e rrethon
personin e tij.
– Meudu’ – i fabrikuar ose falsifikuar: është hadithi teksti i të cilit
bie në kundërshtim me normat e vendosura të thënieve të Pejgamberit, apo
transmetuesit e tij përfshijnë edhe gënjeshtarë. Hadithet e fabrikuara
po ashtu njihen prej dëshmisë së jashtme të lidhura me mospërputhjen e
gjetur në data apo kohëra të ngjarjes se caktuar.