Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Nga të mirat e Islamit të dikujt është lënia e gjërave që s’kanë të bëjnë me të.” (Tirmidhiu dhe të tjerë; hasen)
*“që s’kanë të bëjnë me të”, d.m.th që nuk lidhen me të, që do të thotë se muslimani i mirë nuk kapet pas gjërave që nuk i takojnë, që nuk i përkasin. Kjo është e njëjtë me hadithin tjetër të Profetit (alejhi selam): “Kush beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit, le të flasë mirë ose të heshtë.” (Buhariu dhe Muslimi)
Disa dobi që përftojmë nga ky hadith:
1. Islami është përmbledhje e gjërave të mira. Të gjithë të mirat e Islamit përfshihen në dy fjalë. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi.” (Nahl : 90)
2. Të lësh gjërat që nuk kanë të bëjnë me jetën tënde si besimtar dhe që nuk ke nevojë për to, është prej të mirave të Islamit tënd.
3. Ai që merret me gjërat që s’kanë të bëjnë me të, që pyet ose ndërhyn aty ku nuk i takon, kjo tregon për Islamin e tij të dobët.
4. Lënia e gjërave që s’kanë të bëjnë me ty nuk do të thotë se ti duhet ta lësh urdhërimin për të mirë e ndalimin nga e keqja, sepse urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja është punë e tërë umetit dhe domosdoshmërisht ka të bëjë edhe me ty. Thotë Allahu i Lartësuar: “Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja.” (Ali Imran : 104)
“Komentar i dyzet haditheve të Imam Neveviut” – Shejh Uthejmini

No comments:
Post a Comment